Lojtarët më të mirë te Arsenali. Në çfarë vendi renditet Mustafi?

musaa

Shkodran Mustafi ka nisur të lë gjurmë te skuadra e Arsenalit.

Ai prej shumë analistëve dhe mediave të huaja po vlerësohet si transferi më i qëlluar gjatë viteve të fundit të trajnerit, Arsene Wenger.

Analistët e Whoscored kanë publikuar lojtarët më të vlerësuar deri tani te skuadra e Arsenalit në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

Top pesëshja më e mirë e momentit te Arsenali

Listës i prinë kiliani, Alexis Sanchez kurse menjëherë pas tij vije Shkodran Mustafi. Ky i fundit është vlerësuar me notën 7.75.

Ndërsa mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka nuk është futur në këtë listë pasi ka pasur shumë pak paraqitje në formacionin bazë

Mbrojtësi shqiptar së bashku me Laurent Koscielny po konsiderohet si dyshja më e mirë e mbrojtjes në ligën elitare angleze.

Vlen të theksohet se në disa prej statistikave Mustafi del të jetë më i mirë se lojtari francez.

Pin It