Sigurimet shoqërore suplementare, sot në kuvend projektligji për ushtarakët e policët

SEANCE PARLAMENTARE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku po shqyrtohet nen per nen dhe me pas te miratohet buxheti 2014.

Kuvendi do të diskutojë sot projektligjin për përfshirjen e punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Drafti parashikon disa ndryshime në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”.

Ligji synon shtimin e kategorive të përfituesve nga sigurimet shoqërore shtesë me argumentin se këta punonjës kanë kryer detyra njëlloj të rrezikshme dhe të dobishme për vendin.

Në seancën e sotme parlamentare do të votohet edhe pr/ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pjese e paketës prej 7 ligjesh te reformes kushtetuese, i mbartur nga seanca e kaluar dhe për të cilin palët ende nuk kanë gjetur konsensus.

Në rendin e ditës është gjithashtu dhe ratifikimi i ndryshimit nr. 3 të kontratës financiare ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të portit të Durrësit dhe pr/rezoluta “Për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2015”.

Pin It