LSI voton sot për kryetarin e ri

peti

Lëvizja Socialiste për Integrim voton sot për kryetarin e saj mes 3 kandidaturave: kreut aktual Ilir Meta, akademikut Shezai Rrokaj si dhe Përparim Spahiu.

Zëvendëskryetari Petrit Vasili, pas votimit të tij, shprehu vlerësimin për sistemin zgjedhor brenda LSI-së me parimin ‘një anëtar-një votë’. Vasili iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të LSI-së që t’iu drejtohen qendrave të votimit të hapura në të gjithë vendin.

Më herët kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje të konkurrohet me lista të ndara, ku kuotat e respektimit për LRI-në, për LGI-në dhe LSI-në janë saktësisht nga 1/3 e secilit, duke krijuar një baraspeshë të të gjithë faktorëve.

 

Pin It