Lu marshon kundra kancerit të gjirit: Kjo sëmundje kërkon guxim

vlcsnap-2016-10-28-15h16m37s132

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, marshoi në Shkodër në fushatën ndërgjegjësuese ndaj luftës kundër kancerit të gjirit. Lu tha se përballja me një sëmundje të tillë kërkon shumë guxim dhe se burrat duhet të jene krah gave në një betejë të tillë.

“Nevojitet guxim si nga gratë ashtu dhe nga burrat e familjes. Është guximi për t’u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje, për për t’i treguar familjes dhe miqve të tu se si ke mbijetuar”, tha ambasadori.

Ai ftoi burrat t’i bashkohen marshimit, duke shpresuar që vitin e ardhshëm më shumë burra do të jenë pjesë e ecjes simbolike.

Pin It