Lumturia qëndron te vepra e mirë!

 

 

 

Një burrë pyeti një ditë një të mençur mbi ndryshimin mes lumturisë dhe vuajtjes. I mençuri iu përgjigj: “Po, do të të dërgoj t’i shohësh më sytë e tu njerëzit e vuajtur dhe pastaj të lumturit.” Të dy hynë në një dhomë ku gjendeshin një grup burrash të ulur rreth një sofre. Në mes të sofrës, ndodhej një enë plot me ushqim. Sakaq, të gjithë burat mbanin në dorë nga një lugë me bisht të gjatë gati një metër. të gjithë po vdisnin për të ngrënë, por asnjëri prej tyre nuk hante dot pasi e kishte të pamundur me ato lugë. Të gjithë ndjeheshin në pikë të hallit dhe të dhimbseshin teksa i shihje të rrekeshin pa dobi për ta çuar lugën me ushqim te goja. Pasi qëndruan pak, i mençuri i tha burrit: “Tani hajde të të çoj të shohësh si ndjehen njerëzit e lumtur!”

Ai e futi në një dhomë të ngjashme, me të njëjtat kushte, një enë me ushqim në mes të sofrës, njerëz përreth saj që mbanin në duar lugë të gjata gati një metër, por ndryshe nga njerëzit e mëparshëm, këta dukeshin të lumtur dhe të gëzuar. Burri mbeti i hutuar dhe i tha të mençurit: “Nuk e kuptoj dot ndryshimin! Si ka mundësi që këta janë të lumtur, kurse ata të parët të vuajtur, ndërkohë që jetojnë në kushte të njëjta?!”

I mençuri, pasi i dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë, iu përgjigj: “Lumturia u bë prezente në këtë sofër, sepse secili prej tyre mësoi të ushqejë tjetrin!”

 

Pin It