Profeti Muhammedi a.s. ka thënë: “Ummetit tim i janë dhuruar pesë gjëra në Muajin e Ramazanit të cilat nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje.
Njëra prej tyre është se Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai nuk e dënon asnjëherë.
E dyta është ajo se era e gojës së tyre në mbrëmje është më e mirë se aroma e miskut.
E treta është se engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë.
E katërta, se Zoti i Madhëruar e urdhëron xhennetin kështu: “Përgatitu dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të tyre në shtëpinë dhe zemërgjerësinë time nga lodhjet e kësaj bote”.
E pesta është se Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit. Njëri prej të pranishmëve e pyeti: “A është Nata e Kadrit”? Ai u përgjigj: “Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin shpërblimet (rrogat).” (Bejhekij).