Matura, Formulari i Korrigjimit plotësohet deri më 19 gusht

hqdefault

Të gjithë kandidatët që janë bërë pjesë e Maturës Shtetërore tashmë kanë të publikuar në Librin e Transparencës 6 elementet e vlerësimit. Në këto elemente vlerësimi përfshihen 5 notat e provimeve të maturës, si dhe nota mesatare e viteve të gjimnazit.

Nëse kandidatët vërejnë ndonjë mangësi në këto të dhëna, ata kanë mundësinë që nëpërmjet Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive të bëjnë korrigjimin e këtyre elementeve. Afati i fundit që ata kanë për të bërë plotësimin e këtij formuari është deri ditën e premte, 19 gusht 2016.

AKP-ja njofton se për çdo ndryshim që do të bëhet do të kërkohet dokument zyrtar nga drejtoria e shkollës.

Pin It