Mbahet në Tiranë Kongresi i Mjekësisë Laboratorike, shkencëtarë e mjekë prezantojnë arritjet

analsita-cq

Rreth 370 shkencëtarë dhe specialistë të mjekësisë laboratorike po marrin pjesë në Kongresin e 24-t të Federates Ballkanike te Mjekesise Laboratorike, që po mbahet prej dy ditësh në Tiranë.

300 specialiste të laboratorëve mjekësore nga të gjitha vendet e Ballkanit si dhe 40 shkencëtare europiane e ballkanike janë bashkuar me synim përmirësimin e sistemit laboratorik mjekësor. Ata do të paraqesin punimet e tyre për të prezantuar arritjet e fundit të mjekësisë laboratorike në ndihmë të diagnozës, mjekimit, ndjekjes dhe parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.

Konferenca shoqërohet me nje shfaqje të teknologjive më të avancuara që përdoren në këtë fushë sot në botë, si ROCHE Diagnostics, ABBOTT, Beckman Coulter, Siemens, SNIBE etj.

Pin It