Më shumë se 78 mijë familje shqiptare marrin ndihmë ekonomike

Më shumë se 78 mijë familje në Shqipëri marrin ndihmë ekonomike. Të dhënat e INSTAT për vitin 2016 tregojnë se 78.550 familje marrin ndihmë ekonomike, prej të cilave 39.282 familje trajtohen me ndihmë ekonomike të pjesshme, ndërsa 39.268 familje me ndihmë ekonomike të plotë.

Numri mesatar i familjeve me ndihmë ekonomike është ulur me 1.3% krahasuar me vitin 2015, ndërsa 19.3% e të gjitha familjeve të skemës së ndihmës ekonomike i takojnë qarkut të Elbsanit, duke e bërë këtë qarkun me përqindjen më të lartë të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

30% e familjeve që përbëjnë shumicën e skemës janë me katër anëtarë dhe 51.5% e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.

Pin It