Media e huaj promovon sërish Shqipërinë: “Bregdeti jugor i ngjan Karaibeve”

plazh-13-690x450

Këtë verë media e huaj nuk resht së promovuari turizmin në Shqipëri. Pas disa artikujve të gazetave dhe blogjeve britanike e italiane kryesisht, një tjetër website Italian, “Tgcom 24”, shkruan se Shqipëria është një diamant i papërpunuar ende, i cili fsheh bukuri si ato të Karaibeve.

Në shkrim thuhet se vendi ynë fsheh peizazhe shumë të bukura, plazhe si të Karaibeve dhe mikpritje të veçantë. Bregdeti jugor nga Vlora në Sarandë dhe Parku i Llogarasë përshkruhen si të mahnitshëm.

“Male të gjelbër dhe shkëmbor, pas plazheve me rërë ose shkëmbinjve në detin e kristaltë, nga të cilat mund të zhytesh.”

Artikulli përshkruan qytetin e Vlorës, Jalën, Shpellën e Piratëve pranë Dhërmiut, Sarandën dhe Ksamilin e Butrintin, duke thënë se në këtë zonë ka shumë për të zbuluar duke udhëtuar me varka përgjatë bregdetit, ose përmes vizitës së ishujve të vegjël dhe fshatrave bregdetarë.

“Tgcom 24” shkruan se Shqipëria e Jugut ofron gjithashtu pushime të lira dhe ushqime të shijshme me bazë peshkun dhe frutat e detit.

Pin It