Reforma, përfundon takimi tre palesh, zgjidhen tre negociatorë për variantin hibrid

1468858311vlcsnap-1867899

Ka përfunduar pas më shumë se 1 orë e 30 minuta takimi tre palësh midis Kryeministrit Edi Rama, Kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Kryetarit të opozitës Lulëzim Basha. Në fillim ka qenë kryeministri ai i cili është larguar i pari nga takimi i cili nuk ka preferuar të flasë në moment por ka lajmëruar në facebook se do të dalë në një konferencë në orën 19:00.

Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kanë diskutuar për variantin Hibrid që solli Ndihmës Sekretaria e Shtetit Amerikanë për Europën dhe Euro Azinë Victoria Nuland. Basha tha se janë zgjedhur tre negociatorë të cilëve iu është besuar për të bërë një punë të mirë për të arritur në një variant të dakordësuar nga të tre palët.

Negociatorët do të jenë: Nga PD do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa nga PS negociator do të jetë Ëngjell Agaçi dhe Ylli Manjani do të jetë negociatori i LSI.

Ndërkohë kjo e hënë ka qenë një ditë shumë e ngjeshur politike. Që në orët e para të mëngjesit Ambasadorja e Evropës në vendin tonë Romana Vlahutin së bashku me Eurodeputeti Knut Fleckenstein takuan në kryeministri Edi ramin dhe më pas u larguan në këmbë për në Kuvendin e Shqipërisë për tu takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Në fokus të bisedimeve kanë qenë bisedimet për një konsensus për miratimin e reformës në drejtësi.

Në takimin e sotëm që zhvilluan tre liderët politik ishte planifikuar të merrnin pjesë edhe dy ambasadorët të cilët janë angazhuar më së shumti për miratimin e reformës për ndryshimet kushtetuese, por ata e anuluan me argumentin se kreu i opozitës Lulëzim Basha është treguar injorues ndaj propozimit hibrid të Nuland.

Ndërkohë një ditë më parë ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta ai i cili ftoi palët që të mbyllen në kuvend për të gjetur një konsensus për miratimin e e reformës ose ndryshe të formojnë një qeveri teknike. Por kjo e fundit u kontestua nga shumë analistë dhe deputet. Dje në mesditë Meta u shpreh i gatshëm që të japë edhe dorëheqje nëse do ti shërbente reformës.

Pin It