Fleckenstein pas takimeve me Liderët politikë: Nuk mora asnjë garanci vetëm premtime

download (1)

Raportuesi i Parlamentit Europiani Knut Fleckenstein pas takimit me liderët politik tha se nuk ka marr asnjë garanci për miratimin e reformës në drejtësi të enjten në parlament por vetëm premtime.

Ndërsa përsëriti apelin për të gjetur një kompromis qoftë edhe të minutës së fundit, për miratimin e reformës në drejtësi të enjten.

“Nuk mora asnjë garanci sot gjatë takimeve megjithatë e pashë që ka një vullnet, qoftë edhe për një zgjidhje të minutës së fundit. Shpresojmë dhe presim që të ketë një votë pro. Kjo është koha e të vërtetës. Dua të shoh kush është pro e kush është kundër. Shpresoj që ndryshimi të fillojë nga e enjtja”, tha Fleckenstein.

Ndërsa si mundësi të fundit Fleckenstein lë vullnetin e popullit por kjo sipas tij do të krijonte destabilitet politik.

“Nëse reforma nuk miratohet në Kuvend, atëherë i mbetet Parlamentit të vendosë se çfarë do të ndodhë qoftë për qeveri teknike apo për zgjedhje”, thotë eurodeputeti.

Sinjalet e ndërkombëtarëve kanë qenë të qarta, votë pro, në rast të kundërt Shqipëria me shumë gjasa nuk do të ketë një rekomandim pozitiv vjeshtën e këtij viti për hapjen e negociatave.

Pin It