Memorandum mirëkuptimi mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut të Bukureshtit

Zbatimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i përvojave, është kryefjalë e ‘Memorandumit të Mirëkuptimit’, nënshkruar sot në Tiranë nga drejtori i Muzeut Historik të Tiranës, Dorian Koçi dhe Adrian Majuru drejtori i  Muzeve të Bukureshtit.

Majuru, i shoqëruar dhe nga Arlinda Morava, sopranoja e njohur dhe Atasheu Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë në Rumani, po zhvillon një vizitë në Shqipëri edhe në kuadër të dy aktiviteteve të përbashkëta, leksionin e hapur me temë: “The faces of Bucharest: Changing cityscapes and daily life” dhe ekspozitën, “Hello, my name is Bukur Esht”.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe rreth lidhjeve të vjetra historike dhe kulturore midis dy vendeve dhe popujve tanë si dhe si dhe për organizimin e ekspozitës “Hello, my name is Tirana”, në Bukuresht. /ATA/

 

Pin It