Vlorë, nënshkruhet memorandumi për menaxhimin e ujërave bregdetare

riviera-shqiptare-6

Administrata e Zonave të Mbrojtura e Vlorës, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe Milieukontakt Shqipëri nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për monitorimin e cilësisë se ujrave të bregdetit të Vlorës.

Në takimin e organizuar nga përfaqësues të tre institucioneve u vendos krijimi i një grupi pune me përfshirjen edhe të shoqërisë civile, të cilët do të punojnë për ndërtimin e një strategjie për monitorimin e bregdetit të Vlorës. Strategjia synon përmiresimin e komunikimit ndërinstitucional në shërbim të punës së përbashkët.

Pak ditë më parë AdZM e Vlorës zhvilloi një takim me shoqatën shqiptare të Herpetofaunës me temë qendrore “Trajtimin dhe lëshimin e breshkave detare” në këto brigje.

Pin It