Kosovë, shtetëzohet miniera e Trepçës

miniera_e_stantergut_355649_770841

Kuvendi i Kosovës miratoi në orët e para të ditës së shtunë ligjin për shtetëzimin e minierës së Trepçës. Ligji bën aksionerë të Trepcës qeverinë e Kosovës në masën 80% dhe punëtorët me 20%.

Pas diskutimeve të shumta dhe disa amendamenteve kuvendi votoi ligjin me 79 vota pro, 14 abstenime dhe asnjë kundër. Sipas kryetarit të Komisionit për Zhvillimin Ekonomik, Muhamet Mustafa, ndryshimet e bëra në projektligj shtojnë rolin e kuvendit në menaxhimin e minierës.

“Komisioni nuk ka aprovuar amendamente që e ndryshojnë konceptin e ligjit për të cilat u mbajt debat. Aksionaret nuk mund ta aprovojnë statusin e tyre pa miratimin e Kuvendit. Gjithashtu, është me rëndësi se në pikën tjetër Kuvendi duhet të japë pëlqimin lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe tjetërsimin e aseteve”, tha Mustafa.

Pin It