Projektligji i ri, lehtësime për punonjësit e naftës dhe gazit

thumbs_b_c_60cbc75104319d234ed835037bbcda10

Punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit do të trajtohen me pension të parakohshëm dhe trajtim shëndetësor falas. Këto janë disa nga ndryshimet që parashikon projektligji i ri “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit”.

Sipas nismës ligjore të propozuar nga deputetët e PDIU-së, propozohet dalja në pension e naftëtarëve 5 vjet më herët, si dhe trajtimi shëndetësor falas për personat e prekur nga sëmundje profesionale.

Numri i personave që do të përfitojnë nga statusi i ri llogaritet të jetë rreth 5 mijë. Efektet financiare të këtij ligji përllogariten në afërsisht 400 milionë lekë në vit.

Pin It