Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, u bëri sot apel qytetarëve të shmangin lëvizjen me makina ditën e nesërme.
Ai njoftoi mediat se bashkia ka vënë në dispozicion 750 punonjës për mbarëvajtjen e këtij eventi.
“Mbi 750 punonjësi në terren do të vijnë në ndihmë të këtij aktiviteti të madh. Ky aktivitet synon regjistrimin e Tiranës në listën e qyteteve ndërkombëtare që zhvillojnë maratonën e vrapuesve. Janë ngritur 8 çadra për informacione të metejshme, do të jenë edhe përfaqësuesit e mediave, ambulalanca etj. Për të marë pjesë në maratonën e Tiranës janë regjistruar edhe garues amerikanë apo europianë”, tha Seferi.
Programi i maratonës, rrugët që do të bllokohen:
Në Maratonën e Tiranës (nisja bëhet përpara Muzeut Kombëtar) do të marrin pjesë 4 kategori:
Fun Run – 1 km, për nxënësit e shkollave të mesme;
Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;
Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;
Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.
Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik.
Plani i lëvizjes së automjeteve gjatë kohës që do të zhvillohet Maratona e Tiranës:
- Qarkullimi i automjeteve gjatë zhvillimit të “Maratona e Tiranës 2016”, me itenerar fillimi dhe mbarimi kryqëzimi i rrugës së Durrësit me rr. “Dedë Gjo Luli”, duke vazhduar përgjatë rrugës së Durrësit – rr. Dritan Hoxha – rr. 29 Nëntori – deri në mbikalimin e “Rinasit”, do të bëhet i kufizuar.