Merre devenë, po mos trego!

Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit, i hipi devesë dhe filloi t’ia mbathte.

Fshatari i thërriti nga mbrapa:
– Hej, mirë, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!” 

Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndali pak dhe e pyeti për arsyen.
Fshtari i dha këtë përgjigje:
– Po ta tregosh, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t’i ndihmojnë më nevojtarët që i shohin në rrugë.

Mos hezitoni të ndihmoni çdokënd sa herë që t’ju jepet mundësia, sepse një ditë ka për t’ju kthyer e mira që keni bërë!

Pin It