Mëshirë për gjithësinë!/ Haxhi Vehbi Dibra

Hidhi një sy historisë Islame dhe do të konstatosh vetë se Profeti Muhamed (s.a.s), me qëndrimin, durimin, vullnetin dhe gjykimin e mprehtë, me gjuhën e ëmbël, me kurajën e pashembullt, që janë karakteristika të veçanta vetëm për këtë personalitett të jashtëzakonshëm i mbështetur në Zotin e Vetëm që besonte, mundi të bëjë një revolucion të madh në kombin e tij, që e gjeti fanatik, të demoralizuar, gindavec, injorant, barbar, gjakpirës, idhujtar e të padisiplinuar. Dhe me këtë brumë trajtoi brenda një kohe të shkurtër një popull të ri, të bashkuar e të vllazëruar, fetar të vërtetë, të qytetëruar e të pajisur me moral të lartë, të virtytshëm, të arsyeshëm e të disiplinuar.

Shkurt, çdo fenomen i natyrës, çdo ngjarje e gjithësisë, lulet, pemët, kënaqësitë, dëfrimet, e shijet shpirtërore, lutjet, çuditë e natyrës, mrekullitë e shpirtit, zbulimet e shkencës, pozitat e larta, kategorizimi moral i njerëzve me grada të ndryshme, besnikë, të afërt e dashurues të Zotit, të gjitha janë fryt i pemës Muhamediane, janë kandila të dritës së tij me të cilën qëndrojnë në këmbë; të gjithë pijnë ujin e lumit “Keuther”. Me këtë del në shesh sekreti i ajetit të madhnueshëm: ” Nuk të kam dërguar për tjetër, veçse mëshirë për gjithësinë…”

Haxhi Vehbi Dibra (Drita Islame)

Pin It