Meta, vizitë treditore në Beograd


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të vizitojë Serbinë nga data 21 deri me 23 dhjetorë, një vizitë që do të jetë edhe si kthim i vizitës së mëhershme të kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç, e cila qëndroi në prill në Tiranë.

Meta, gjatë kësaj vizite do të takohet më të gjithë krerët e shtetit të Serbisë, Presidentin Tomislav Nikoliç, po ashtu do të takohet edhe me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç dhe homologen e tij në Beograd.

Kjo vizitë pritet të ketë qëllimin e bisedave për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe të Serbisë, në mënyrë që të vazhdohen aktivitetet që janë nisur vitin e kaluar.

Kjo do të jetë hera e tretë që Meta viziton Beogradin, pas vizitës së parë si ministër i Jashtëm, por edhe asaj si kryetar partie i ftuar nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.  (tch)

Pin It