Microsoft gjen zgjidhjen për të gjithë gjumashët

Mimicker-Alarm_Microsoft

Microsoft ka krijuar një aplikacion të ri alarmi për të zgjuar të gjithë ata që vështirësohen në zgjim. Aplikacioni, i quajtur ‘’Mimicker Alarm’’, mund të fiket vetëm nëse përdoruesit kryejnë një nga detyrat që i kanë vendosur vetes.

Kur vendosin alarmin në darkë, përdoruesit duhet të zgjedhin tre detyra që duan të kryejnë, ata mund të zgjedhin të shkrepin një selfie me një mimikë të caktuar të fytyrës, të shkrepin një foto të një objekti me ngjyrë të kuqe, ose të thonë një shprehje të gjatë.

Alarmi mund të fiket vetëm është duke kryer të gjithë këto detyra brenda një limiti të caktuar, përndryshe alarmi do të vazhdojë. Aplikacioni mund të shkarkohet falas tek Google Play Store.

 

Pin It