Mikrokozmosi me emrin “Njeri”!

Një pjesë e rëndësishme e dijes sonë mbi Zotin buron nga studimi dhe meditimi mbi trupat tanë, që na shpërfaq neve fuqinë, urtësinë dhe dashurinë e Krijuesit. Fuqinë e tij, në faktin që nga një pikël uji Ai ka ndërtuar skeletin e jashtëzakonshëm të njeriut; Urtësinë e tij që shpërfaqet tek komplikimi dhe përshtatshmëria reciproke e pjesëve të trupit; dhe dashurinë e Tij, duke na mundësuar jo vetëm ato organe që janë të domosdoshëm për ekzistencën, si mëlçia, zemra dhe truri, por edhe ato që nuk janë të domosdoshëm, si duart, këmbët, gjuha dhe sytë.  Këtyre, Ai u ka shtuar si dekorime dhe zbukurime, ngjyrën e errët të flokëve, të kuqen e buzëve dhe harkun e vetullave.

Njeriu është konsideruar me të drejtë si një “mikrokozmos”, ose një botë më vete, dhe struktura e trupit të tij duhet studiuar jo vetëm nga ata që dëshirojnë të bëhen mjekë, por edhe nga ata që dëshirojnë të përvetësojnë dije më të thella dhe më të mprehta mbi Zotin, njësoj siç studimi i kuptimeve dhe nuancave të gjuhës së një poeme madhështore shpalos gjithmonë e më shumë gjenialitetin e autorit të saj.

Pin It