“Më i bukur se vetë hëna!…”

Fytyra e tij ishte e bardhë e përzier me pak të kuqe dhe i shkëlqente si dritë. Xhabir ibnu Abdilah tregon: “Një natë me hënë, po ecja në rrugët e Medines. Teksa po ecja vështroja hënën, e cila mbushte sytë e mi me bukurinë e saj. Nga drejtimi që ishte hëna, papritur shfaqet Profeti a.s duke ardhur drejt meje. Unë herë fillova të shikoj nga hëna dhe herë nga fytyra e Profetit a.s. Për Zotin, i dërguari i Zotit në sytë e mi, dukej më i bukur se vetë hëna.”

Abdullah ibnu Selam, thotë: “Kur dëgjova që Muhamedi kishte mbërritur në Medine, përgatita një sërë pyetjesh për ta provuar nëse është i dërguar i Allahut apo jo. Por me të dalë para tij dhe me ta parë në fytyrë, me vete thashë:”Ky është profet i Zotit.”

Tregojnë shokët e Profetit a.s: “Kur buzëqeshte i dërguari i Allahut, dukej si një copë hëne.”

Tregon Enes ibnu Malik: “Nuk kam prekur mëndafsh më të butë se pëllëmba e të dërguarit të Zotit a.s.”

Tregon Enes ibnu Malik: “Nuk kam nuhatur parfum më të mirë se aroma e trupit të Profetit a.s.”

Pin It