Milan barazon me Empolin (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=uZ_REvTh10U

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Empolit me rezultat 2-2.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke rrezikuar shpesh portën e Rossonerëve, por në fund sfida përfundoi në paqe.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e tetë nga sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, i cili u asistua nga Luca Antonelli. Por, vendasit nuk qëndruan duarkryq dhe me anë të Piotr Zielinski, barazuan rezultatin në minutën e 32-të dhe me këto shifra përfundoi edhe pjesa e parë.

Milanit iu nevojitën vetëm dy minuta në pjesën e dytë për të rikthyer epërsinë me anë të Giacomo Bonaventuras, i cili priti një top që u përplas në Niang dhe e dërgoi në rrjet.

Por, vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe ne minutën e 61-të, portieri i Rossonerëve, Donnarumma, mbrojti goditjen e Pucciarellit, mirëpo aty ishte Massimo Maccarone për të shënuar.

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në pozitën e gjashtë me 33 pikë, ndërsa Empoli në të tetën me një pikë më pak.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është kundër Interit në San Siro.

milani-assesi-t-euml-gjej-euml-vazhdim-euml-si-video_hd

 

Pin It