Inter barazon me Carpin (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=H0gDyR45du4

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Carpit me rezultat 1-1.

Vazhdoi mallkimi i Nerazzurrëve për ndeshjet në shtëpi nga ora 15:00, pasi klubi nga Milano ka dështuar të fitojë një të tillë nga shtatori i i vitit të kaluar ndaj Atalantas.

Mysafirët ishin të rrezikshëm gjatë gjithë takimit, duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tyre të mirë dhe kjo në fund iu shpagua me një pikë.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Rodrigo Palacio, i cili pas një topi të devijuar shënoi lehtësisht në portën e portierit slloven, Vid Belec, i cili ishte një ndër më të mirët në fushë.

Goli barazimit erdhi në minutat shtesë të takimit nga Kevin Lasagna, pas një asistimi nga Raffaele Bianco.

Vlen të theksohet se nga minuta e 83-të, Carpi mbeti me një lojtar më pak, pasi Lorenzo Pasciuti u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Pas këtij barazimi Interi vazhdon të vendin e katërt me 41 pikë, apo gjashtë më pak se Napoli, ndërsa Carpi vazhdon në vendin e 18 me po aq pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Roberto Mancini është kundër Milanit.

 

Pin It