Napoli nuk e lëshon kreun e Serisë A (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=1abykbsoBg8

Napoli nuk ka ndërmend që ta lëshojë kreun në Serinë A. Skuadra e Mauricio Sarrit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë 4-2 ndaj Sampdorias.

Napoli hap serinë e golave që në minutën e 9-të me Gonzalo Higuain, ndërkohë që Lorenzo Insigne nga pika e bardhë dyfishoi shirat në minutën e 18-të.

Sampdoria shkurtoi diferencën me Correan, por Cassani e la me 10 futbollistë ekipin e tij. Pa kaluar disa sekonda ng a largimi i tij Hamsik gjen golin e tretë. Sampdoria nuk dorëzohet dhe shënon edhe një tjetër gol me Eder, por Mertens do të mbyllte llogarit e ndeshjes.

Napoli tashmë ka 47 pikë, 5 më shumë se Juventusi që do të përballet me Romën në mbrëmje.

12592765_1118671788166394_6429429291086687574_n

Pin It