Fiorentina nuk gabon ndaj Torinos (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=kgdPnKUvi5s

Fiorentina nuk ka gabuar në ndeshjen e radhës në shtëpi pas dy humbjesh ndaj një skuadre aspak për t’u nënvlerësuar si Torino. Skuadra e Paolo Sousës ka fituar 2-0, teksa ka qenë një 90 minutësh shumë i vështirë për vendasit.

Ilicic zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t pas një goditje dënimi të ekzekutuar me shumë mjeshtëri. Pjesa e mbetur e pjesës së parë ishte me raste të shumta në të dyja portat.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes miqtë kanë disa mundësi të mira shënimi, por fati nuk ishte me ekipin e Venturës që nuk gjeti rrugën e rrjetës. “Kur nuk e shënon, do e pësosh”, dhe kështu i ndodhi edhe Torinos, që pësoi një tjetër gol 7 minuta nga fundi me protagonistë Rodriguez.
Ilicic-2

 

Pin It