Milan kërkon Anwer El Ghazi nga Ajax

during the Dutch Eredivisie match between Ajax Amsterdam and ADO Den Hagg on August 30, 2015 in Amsterdam, Netherlands.

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se klubi italian është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Ajaxit, Anwar El Ghazi.

20-vjeçari, i cili u transferua tek Ajaxi në vitin 2014 pasi luajti te Feyenoordi dhe Sparta Rotterdam, besohet se është cak i shumë klubeve evropiane, përfshirë edhe Manchester Unitedin.

Galliani ka bërë të ditur se ekipi i tij nuk ka shumë mjete financiare, por sipas tij, Milani duhet të shesë para se të bëjë ofertë për holandezin.

“El Ghazi është lojtar që ne e pëlqejmë. Por nuk mund të themi asgjë derisa nuk largohet njëri prej anësorëve tanë. Kështu janë gjërat për momentin”, ka thënë Galliani.

Pin It