Shkollimi i nënës ndikon edhe në shkollimin e fëmijës

Woman and young girl in kitchen with laptop and paperwork smilin

 

Edukimi i nënës luan rol të rëndësishëm jo vetëm në edukimin e fëmijëve , por edhe në  aspektin ekonomik, social dhe shëndetësor.

Do t’ju paraqesim disa nga të dhënat nga një në tetë fëmijë, në Amerikë të cilët kanë lindur nga nëna pa diplomë të shkollës së lartë, në krahasim me një në tre nënat e të cilëve kishin diplomë kolegji.

 -84% jetojnë në familje me të ardhura të ulëta, në krahasim me 13%

-48% i kanë nënat që nuk janë të punësuar në mënyrë të sigurtë, në krahasim me 11%

-16% lexojnë rrjedhshëm në klasën e tetë, në krahasim me 49%

-40% nuk kanë diplomuar në kohë, në krahasim me 2%

Rezultatet e raportit u realizuan për të promovuar politikat  që kërkojnë për të edukuar dhe trajnuar prindërit së bashku me fëmijët e tyre.

Bashkautori i raportit  Donald J. Hernandez  thotë se programet sociale kanë tendencën të përqendrohen tek prindërit ose fëmijët, por jo tek të dy palët.

Gail Mellow, president i LaGuardia Community College në Long Island City, thekson se edukimi i lartë duhet të jetë pjesë e diskutimit. Ajo tha se më shumë se gjysma e studentëve të komunitetit kanë fëmijë dhe 2/3 punojnë me orar të plotë, por sërish nuk mendojmë për kujdesin e fëmijëve si një funksion themelor.

Pin It