Shkodran Mustafi te një super skuadër

shkodran

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Mestalla, duke bërë që të kërkohet nga një prej klubeve më të mëdha në botë.

Barcelona e konsideron Mustafin si objektiv për transferim në repartin defanziv, raporton “AS”.

Kjo nuk është hera e parë që Mustafi përmendet si përforcim i mundshëm i gjigantit katalan, përcjell “Lajmi.net”.

Ai ka qenë i lënduar së fundmi por prapë vlerësohet nga kampioni i La Ligës.

Pin It