Real Madrid shumë pranë blerjes së super sulmuesit

Robert-Lewandowski
Real Madrid i ka shtuar përpjekjet përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Real Madrid është i gatshëm të realizojë një super blerje, përkundër dënimit të shqiptuar nga FIFA.

Pas këtij afati kalimtar të janarit, “Los Blancos” nuk do të kenë të drejtë të regjistrojnë futbollistë të rinj deri në verën e vitit 2017.

Por, as kjo nuk i ndal ata në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Real Madrid beson se nëse jo ta anulojë, do të arrijë ta shtyjë datën e hyrjes në fuqi të dënimit për ta sjellë polakun në Santiago Bernabeu.

Pin It