Miliarderi më i ri në botë është krijuesi i Facebook Zucenberg, ja 50 më të pasurit

50 me te pasurit

Vetëm 50 njerëz në të gjithë botën me 7 miliardë e 125 milionë, kanë një pasuri prej 1.5 trilion dollarë. Shifra del nga klasifikimi botëror që bën Forbes dhe ku listohen miliarderët më të mëdhenj të botës që nga biznesmenët, shpikësit, mendimtarët dhe trashëgimtarët e kompanive shumëkombëshe.

Mes më të pasurve më të mëdhenj të globit renditen edhe ata që i dhanë njerësimit shpikje të tilla si “Facebook”, “Microsoft”, por edhe markat më të mëdha të modës apo ato të produkteve ushqimore.

Lista e më të pasurve të globit për vitin 2016 kryesohet nga krijuesi I Mikrosoftit Bill Gates që ka një pasur 75 miliard dollarë, i ndjekur nga Amacio Ortega, pronari i kompanisë së veshjeve Zara me 67 miliard dollarë pasur, për të vijuar më pas me Ëarren Buffet, nga SHBA, Carlos Slim Helu nga Meksika dhe krijuesi e Amazon jeff Bezos nga SHBA.

Shumica e pasanikëve më të mëdhenj të botës vijnë nga SHBA-të, ku jetojnë 58 për qind e tyre. Pjesa tjetër janë nga Europa – 16 për qind dhe nga Kina – 12 për qind.

Miliarderi më i ri në moshë është themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, 31 vjeç. Ai është i gjashtë në listën e miliardërëve me një pasuri prej 44.6 miliard dollarë. Më e vjetra në listëbn e miliarderëve është një grua, 93 vjeçjarja Liliane Bettencourt, e gjigantit të kozmetikës “L’Oréal”.

 

http://www.forbes.com/billionaires/list/#version:static

Pin It