Itali, mbërrijnë në Siçili 698 emigrantë të shpëtuar

12_mv_migration-655x346

Plot 698 emigrantë të ardhur nga vendet e luftës kanë mbërritur në portin e Augustës në Siçili të Italisë. Ata u shpëtuan në det të hapur pas një mega operacioni të marinës italiane, rojës bredetare, policisë financiare, grupe të caktuara të bashkimit europian, Frontex dhe organizata humanitare “Mjekë pa Kufij”.

Me mbërritjen e tyre në Itali numëri i emigrantëve të ardhur vetëm këtë vit ka shkuar në 30 mijë, ndërkohë autoritetet druhen se përmirësimi i klimës mund të shtojë fluksin e emigrantëve që vijë nga Libia drejtë Italisë.

Organizatat humanitare deklarojnë se rruga detare ndërmjet Libisë dhe Italisë është më e frekuentuara për azilkërkuesit që i drejtohen Europës, pas marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Turqisë që e ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve që synojnë Greqinë.

Mbi 1.2 milion emigrantë nga Africa, Azia dhe zonat Arabe kanë mbërritur në Europë që nga fillimi i vitit të shkuar. Shumica e atyre që mbërrijnë në Itali, nisen nga Libia me peshkarexha ose gomone duke iu drejtuar ishullit të Lampeduzës ose Siçilisë.

Pin It