Ministria e Arsimit vendos datën e fillimit të vitit akademik dhe pushimet për studentët

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur sot urdhrin për datat e vitit të ri akademik 2017-18. Sipas këtij urdhri, universitetet do të fillojnë mësimin më 16 tetor të këtij viti.

Pushimet e dimrit do të nisin më 25 dhjetor dhe studentët do të rikthehen në auditor më 6 janar. Viti akademik mbyllet më 30 shtator të vitit të ardhshëm.

Pin It