
Ligji për regjistrimin e adresave të emigrantëve kaloi me 72 vota pro, 27 kundër dhe 1 abstenim. Ndërkohë, me procedurë të përshpejtuar, Parlamenti miratoi edhe projektligjin, ku parashikohet ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së, propozuar nga deputeti Alfred Peza.



