Miratohet rregullorja e funksionit të Komitetit të Stabilitetit Financiar

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë   ATSH.Foto: Agim Dobi

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton rregulloren e funksionit të Komitetit të Stabilitetit Financiar. Komiteti, nëpërmjet veprimtarisë së tij këshillimore, ka si qëllim të mbështesë vlerësimet dhe vendimmarrjen e bankës për çështje që lidhen me stabilitetin.

Me dhjetëra subjekte minerare kanë kërkuar pezullim të aktivitetit, pas gati përgjysmimit të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Për t’i dhënë oksigjen kësaj industrie, ministria e energjisë është në bisedime me atë të financave për të lehtësuar këtë sektor duke filluar me uljen e rentës minerare, që aktualisht është 10%.
“Synimi është që të ketë ndryshime në mënyrën si llogaritet renta, që çmimi i rentës të reflektojë prodhimin e mineralit në grykën e galerisë, duhet të kuptohemi Ministria e Energjisë është në rolin e natyrshëm të avokatit të kësaj industrie, siç Ministria e Financave synon të maksimizojë të ardhurat”, thotë Koli Bele, sekretar i përgjithshëm, MEI.
Për realizimin e qëllimit, komiteti shqyrton dhe vlerëson politikat e bankës në lidhje me stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e sektorit bankar (në veçanti të bankave me rëndësi sistematike, të sistemeve të pagesave, të tregjeve financiare), gjendjen e stabilitetit të sistemit financiar dhe veprimet e bankës e të autoriteteve të tjera për ruajtjen e tij, nivelet e rrezikut në sistemin financiar dhe masat për administrimin e tij, kuadrin e veprimeve për trajtimin e situatave të jashtëzakonshme në sistemin financiar.

Po ashtu, komiteti ka si funksion shqyrtimin e akteve juridike që hartohen. Komiteti mbikëqyr përgatitjen e deklaratës së stabilitetit financiar, të raportit të stabilitetit financiar, të Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes dhe analiza të tjera që përgatiten në emër të bankës për çështje të stabilitetit financiar, si edhe jep pëlqimin për vlerësimet e këtyre dokumenteve në versionin që i përcillet për miratim Këshillit Mbikëqyrës apo për informacion institucioneve të tjera. Komiteti kryesohet nga guvernatori i bankës në cilësinë e kryetarit. Zëvendëskryetar është zëvendësguvernatori i dytë. Anëtarët e tjerë të komitetit caktohen me urdhër të guvernatorit. Në rastin kur kryetari mungon ose është në pamundësi për të ushtruar kompetencat e tij, këtë detyrë e merr dhe e ushtron zëvendëskryetari. Veprimtaria e komitetit mbështetet nga sekretariati, i cili përbëhet nga dy persona, njëri punonjës i departamentit të stabilitetit financiar dhe tjetri punonjës i departamentit të mbikëqyrjes. Përbërja konkrete e sekretariatit miratohet me urdhër të guvernatorit, pas propozimit të drejtorëve të këtyre departamenteve.

 

Pin It