Mbifaturimi i ujit, Veliaj: “Asnjë familje nuk do të paguajë padrejtësisht”

erion-veliaj-lsa-e1430128809743

Asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar. Kështu shprehet kryetari i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj, në një deklaratë për mediat, në lidhje me protestën e banorëve të Kombinatit, për mbifaturimet e ujit. “Kam ndjekur me shqetësim reagimet e shumta të qytetarëve për mbifaturimet e ujit të pijshem në muajin Janar dhe kam ngritur prej disa ditësh një grup verifikimesh për të katër zonat ku janë hasur problemet. Dua t’i siguroj të gjithë se asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar dhe asnjë familje e Tiranës nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë,” thotë Veliaj ndërsa shton se nga e hëna do të ketë një situatë të qartë të të gjithë situatës, të cilën ai e cilëson të papranueshme.

Pin It