Misri, aleati besnik i shëndetit të mirë

Sweetcorn offering

Misri radhitet ndër drithërat më të rëndësishëm në botë. Misri përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë.

Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit.

Misri është një burim i jashtëzakonshëm proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Në mjekësinë popullore është i vlefshëm sidomos tufa e misrit, që është mjet i jashtëzakonshëm për tajit jen e urinës si dhe mjet shumë i dobishëm dhe jo i dëmshëm për dobësim (ulje të peshës). Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.

Pin It