Mjekët paralajmërojnë të kontrolloni shikimin e fëmijëve pa mbushur 4-vjeç

Okulisti i Spitalit të Bursës  Dr. Yzeyir Ëzlyk, shprehet se kontrolli i syve tek fëmijët është i domosdoshëm, gjithashtu është shumë e rëndësishme që ky kontroll të bëhet që në momentin e ardhjes në jetë të fëmijës. Kufiri i moshës në të cilën duhet patjetër të bëhet kontrolli i syve të fëmijës është 4 vjeç. Kjo sepse një problem i hasur gjatë moshave 8-9 vjeçare mund të mos ketë shërim  më vonë. Për këtë arsye gjatë shkollës fillorë minimalisht 1 herë fëmijës  duhet t’i bëhet kontrolli i syve.

Një nga problemet më të mëdha që hasim ditët e sotme është edhe  qëndrimi me orë të zgjatura i fëmijëve përpara televizorit, laptopit, tabletit apo telefonit. Natyrshëm shpeshherë përballemi me pyetjen nëse këto pajisje ndikojnë në shikimin e fëmijëve. Përgjigja që doktor Dr. Yzeyir Ëzlyk jep është se asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ndikon në shikimin e fëmijëve. Por, nëse sa herë që fëmija shikon diçka në këto pajisje dhe  i afrohet shumë ekranit të tyre,  atëherë ai në një farë mënyre po ju thotë ” Unë kam problem me shikimin”.Thënë me qartë të shikuarit televizor nga afër nuk ndikon në shikimin e fëmijës përkundrazi, është një tregues se fëmija ka probleme serioze me shikimin. Sigurisht që qëndrimi për një kohë të gjatë përpara këtyre pajisjeve shkakton lodhje, tharje të shpeshtë të cipes se syrit, por kurrsesi nuk mund të shkaktojë probleme në shikim.

 

Pin It