Modernizimi i Portit të Durrësit, domosdoshmëri dhe mundësi për ekonominë

Porti-Durres-kontenieret-sot

Projekti për përmirësimin e infrastrukturës së Portit të Durrësit do të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe do të krijojë akses për tregti me rreth 40 milionë konsumatorë. Një document i muajit prill i përgatitur nga Banka Botërore thotë se modernizimi i këtij porti është me rëndësi jetike për ekonominë shqiptare.

Kostoja e projektit do të mbulohet nga BERZH dhe BEI dhe ndërtimi i tij do t’i shërbejë rritjes së konkurrueshmërisë në transportin me kontenierë, si dhe përmirësimit të cilësisë . Projekti përfshin ndërtesën e terminalit të pasagjerëve dhe rindërtimin e kalatave 7 & 8. Pas kësaj porti do të punojë me kapacitet përpunimi për 1.900 pasagjerë, ndërsa për makinat kapaciteti do të jetë 520 në mbërritje dhe 720 në nisje.

Aktualisht Porti i Durrësit realizon rreth 90% të transportit detar ndërkombëtar dhe rreth 85% të të gjithë eksportit dhe importit vendas.  Ai punëson në mënyrë direkte 600 persona dhe mijëra të tjerë në mënyrë indirekte në transport, shpërndarje, system banker etj.

Rirregullimi i tij sipas projektit do të rrisë kapacitetet, cilësinë dhe do t’i shërbejë më shumë zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Pin It