Situata në Portin e Durrësit paraqitet nën kontroll. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka kërkuar angazhimin e të gjitha strukturave të Portit për të menaxhuar reshjet e dendura të dy ditëve të fundit.
Dervishaj tha se deri tani nuk ka patur probleme dhe se janë marrë masat për të mbajtur situatën në vëzhgim të vazhdueshëm për të përballuar çdo lloj problematike.
Monitorimi i situatës në Portin e Durrësit është i rëndësishëm veçanërisht, sepse ky port hyrja kryesore për transportin e mallrave, pasagjerëve e përpunimin e të gjitha kategorive.