Ndërkohë, në pjesën tjetër të botës

Ka qenë e lehtë të harrohej së fundmi, por Britania është një pjesë relativisht e vogël e ekonomisë globale, e që zë 2.4%. Por edhe para referendumit, ka pasur shqetësime rreth rritjes globale, veçanërisht gjatë tregut të paqëndrueshëm të janarit dhe shkurtit, shkruan The Economist.

Perspektiva është përmirësuar që nga ajo kohë, por panorama e gjerë është ende e turbullt. Rritja e PBB amerikane, duke qenë shumë e dobët në tremujorin e parë, duket e vendosur për një rimëkëmbje prej 0.7% në tremujorin e dytë (një rritje vjetore prej 2.7% në treguesin e Atlanta Fed). Edhe pse statistikat e fundit të punonjësve ishin zhgënjyese, kjo mund të jetë për shkak se tregu i punësimit është i shtrënguar. Ka shenja të vogla për një mundësi që pagat të marrin veten; në tre muajt e fundit, rritja e pagave të sektorit privat ka qenë më shumë se 3%. Dy tregues kryesorë tregojnë rezultate të përziera. Trafiku hekurudhor i mallrave ka rënë me 3.9% gjatë vitit të kaluar, edhe pse energjia luajti rol të madh në këtë (rënia e prodhimit të gazit); Vëllimi i transportit me kamionë u rrit 5.7% nga viti në vit në maj, por ka pasur dhe rënie mujore në mars dhe prill. Në përgjithësi, nuk duket ndonjë shenjë recesioni, por as e ndonjë rritje ekonomike.

Kohët e fundit, indeksi i blerjeve (PMI) në Kinë dhe Caixin kanë treguar rënie me 50 dhe 48.6, respektivisht. Megjithatë, shërbimet PMI u rritën. Mendimi i përbashkët është se ka një ngadalësim modest, por jo katastrofik. Japonia duket më problematike. Me më shumë se tre vjet pas zgjedhjes së Shinzo Abe, Abenomics ka ende punë për të transformuar ekonominë. Shkalla e inflacionit bazë në muajin maj ishte ende 0.4%, ndërsa prodhimi industrial ra 2.3% për muajin. Jeni japonez ¥ vazhdon të jetë i fortë (i ndihmuar në rritjen e tij nga vota e Brexit gjithashtu) shqetëson edhe më shumë autoritetet.

Ky është një lajm i mirë në Europë sot, ku indeksi PMI ishte mbi 50 për çdo shtet, me përjashtim të Francës. Por shqetësimet rreth sistemit bankar vazhdojnë, me një operacion mbështetje për sistemin bankar italian, që pritet të fillojë. Për G20 në tërësi, OECD njoftoi një rritje të PBB-së prej 0.7% për tremujorin e parë, ndërsa vetëm Brazili shënoi rënie. Organizata Botërore e Tregtisë e sheh rritjen e tregtisë botërore, me 2.8% këtë vit, në përputhje me 2015.

Në përmbledhje, ekonomia botërore po rimëkëmbet, por jo me hapa të shpejtë. Megjithatë, kjo rimëkëmbje po ndodh vetëm me ndihmën e shumë stimujve monetarë nga Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Japonisë. Më shumë ndihmë mund të jetë rrugës edhe nga Banka e Anglisë, diçka që ndezi një fuqizim të vonshëm në FTSE 100. E gjithë kjo është duke e ulur interesin e bondeve edhe më poshtë; Bondet gjermane 10-vjeçare janë ende në minus 0.13%, ato amerikane janë duke iu afruar rekordit të tyre më të ulët në 1.38%, ndërsa ato të Anglisë janë në normat e tyre më të ulëta historike prej 0.8%. Asnjë nga këta tregues nuk është shenjë e madhe besimi në lidhje me paraqitjen ekonomike.

Por kthehemi përsëri në Britani. Pas dredhisë së fundit politike, është koha për të cituar Dean Acheson: “Britania ka humbur një perandori dhe ka gjetur më në fund rolin e saj duke u bërë ‘stoku’ i gazit të botës”. Në kushtet e tregut, rënia e sterlinës dhe ulja e pritur e normës kanë lejuar FTSE 100 (një indeks shumëkombësh) të ngrihet mbi nivelin e saj para referendumit. Në fjalën e tij, Mark Carney tha se: “Edhe para 23 qershorit, kemi vërejtur ndikime në rritje të pasigurisë në vendimet e mëdha ekonomike. Transaksionet komerciale të pasurive të patundshme ishin përgjysmuar që nga kulmi i tyre vitin e kaluar. Aktiviteti rezidencial i pasurive të patundshme është ngadalësuar ndjeshëm. Blerjet e makinave kanë shkuar në drejtim të kundërt. Gjithashtu, investimet e biznesit kishin rënë për dy tremujorët e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e përshtatura financiare dhe një opinion të fortë të brendshëm, duket e mundshme që pasiguria në lidhje me referendumin ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë ngadalësim. Tani duket e besueshme se pasiguria mund të mbetet e lartë për disa kohë, me një tërheqje më të vazhdueshme mbi aktivitetin se sa në kishim parashikuar më parë. Për më tepër, efektet e saj do të përforcohen me vendime të ngushta financiare dhe me shumë mundësi negative për rritjen e partnerëve tregtarë të Britanisë së Madhe”.

Evidenca statistikore (dhe jo subjektive) të një ngadalësimi do të duan kohë të dalin. Pasiguria mbi çfarëdolloj marrëveshje do të bëhet me BE-në mund të zgjasë; Theresa May, që me shumë gjasa do të bëhet kryeministrja e ardhshme, thotë se neni 50 nuk duhet vënë në lëvizje para përfundimit të vitit. Konturet e një marrëveshje po fillojnë të duken; të gjithë kandidatët janë të vendosur për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë të punës. Kjo do të thotë se nuk ka anëtarësim të ZEE-së (si Norvegjia) dhe akses të kufizuar për sektorin e shërbimeve financiare. Votuesit mund të jenë optimistë, por financa është një nga fushat më të suksesshme të eksportit të Britanisë; me një deficit të madh të llogarisë rrjedhëse, kjo është një kohë jo e favorshme për Britaninë që të pengojnë një sektor të rëndësishëm (Lord Hill, komisioneri britanik i BE-së, ka dhënë dorëheqjen tashmë).

Për pjesën tjetër të botës, nuk përbën ndonjë faktor në qoftë se Britania humb pjesë të tregut (dhe të ardhurat nga taksat) ndaj vendeve të tjera. Shumë shpejt, Brexit do të zhduket si një faktor global dhe do të bëhet thjesht një çështje europiane.

Pin It