Ndërtohen pemët smart me Wi-Fi dhe bateri pa limit

Teknologjia nuk ka të ndalur në Dubai, këtë rradhë janë ndërtuar pemët elektrike dhe kanë një funksion që e duam të gjithë. Ato janë zgjidhja për celularin sa herë që i ka mbaruar bateria dhe në rastet kur nuk ka internet.

Kanë formën e luleve të mëdha, ku secila nga ‘gjethet’ është e pajisur me panel diellor që e bën pemën të vetë-karikueshme dhe ofron Wi-Fi. Ato mund t’i ofrojnë turistëve informacione rreth motit, njoftime të qeverisë dhe reklama të ndryshme. Ato janë të ndërtuara në parqe dhe pranë bregut.

Çdo pemë ka një kamera CCTV, një buton emergjence dhe një ekran të madh që jep detaje për qytetin.

Deri tani janë ndërtuan 50 pemë elektrike dhe pritet që numri i tyre të rritet pasi përdoruesit e internetit janë të shumtë.

Pin It