“Ne dhe ushqimi”, në studio me dietologen Viktoria Naço

https://soundcloud.com/spektrum-group/emisioni-spektrum-jetesor-ne-dhe-ushqimi

Dietologia Viktoria Naço në studion e emisionit Spektrum Jetësor.

“Në ditët e sotme kriteret për ta përzgjedhur ushqimin nuk janë në nivelin e duhur, por nuk bëhet fjalë vetëm për energji ushqimi më shumë sesa për vlera ushqyese. Sa më shumë ngarkesë të kemi gjatë përditshmërisë sonë aq më shumë duhet të kujdesemi për vlerat ushqyese me të cilat furnizojmë organizmin. Streset, lodhja nuk vijnë vetëm nga pagjumësia por edhe nga kequshqyerja.
Ushqimi është më shumë sesa thjesht energji për ne sepse ai na plotëson të gjitha nevojat ushqyese që janë të domosdoshme për të qënë energjikë por edhe na furnizon me lëndët e nevojëshme për trupin. Kemi kaq shumë ushqime por jo shumë energji dhe pikërisht këtu fillon problematika e cila duhet reduktuar duke e përzgjedhur ushqimin në varësi të vlerave ushqyese që ai përmban. Duhet të tregohemi të kujdesshëm në atë se çfarë i ofrojmë organizmit tonë në çdo vakt.

Mosngrënia e vakteve na bën që të mos jemi të kujdesshëm në përzgjedhje. Nëse nuk konsumojmë mëngjesin psh bëhemi më të prirur që ta vazhdojmë ashtu ditën, duke ngrënë diçka të shpejtë në çdo rast. Nëse ne e lemë trupin tonë të uritur dhe pa vlera ushqyese kjo ndikon shumë në uljen e produktivitetit tonë, në mungesën e energjive, humorin jo të mirë, dhimbjen e kokës etj.
Ka praktika të ndryshme që mund ti aplikojmë, psh mjafton një banane në mëngjes, një gotë qumësht etj. Sa më të kujdesshëm të tregohemi me mëngjesin aq më mirë do të mendojmë edhe për gjithë ditën.

Obeziteti është një tjetër problem që vjen si rrjedhojë e konsumimit të ushqimit fast, zgjidhja është tepër e vështirë sepse menaxhimi me moshat e vogla është një problem më vete por duhen ndërgjegjësuar prindërit që ti përgatisin në shtëpi një snack që mund të merret me vete, një shishe ujë apo një frut stinor që edhe nëna të jetë më e sigurt për atë që hanë fëmijët. Kjo është një kulturë që nxitet tek njëri tjetri sepse fëmijët janë të prirur të veprojnë sikurëse shokët e tyre.

Nga ana tjetër pijet e gazuara na ofrojnë sasi të mëdha në kalori dhe sheqerna, ato supozohen të zëvendësojnë ujin, në marrim konservantë përmës tye , sheqer dhe jo lëndët për të cilat ka nevojë trupi. Asnjë pije nuk mundet ta zëvendësojë ujin. Fëmijët nuk e kuptojnë problemin por mund të mësohen që të konsumojnë lëngjet e frutave, ndoshta duke i bërë së bashku në shtëpi në formën e një loje etj.

Mundësitë nuk mungojnë por duhen aftësi krijuese që ushqimi të bëhet edhe interesant e argëtues për fëmijët, ata mund të marrin me vete fruta të prera bukur, pak gjellë të gatuar në shtëpi ndoshta, pak kek apo byrek në varësi ehde të preferncave.
Në një ditë të mirë nuk duhet të mungojë përgjatë mëngjesit bulmeti, një frut ose pak drithëra, djathë, bukë integrale etj.
Në orët më pas këshillohet të ketë mesvakte të vogla, fruta të thata ose një frut stinor. Për ata persona që drekën e konsumojnë vonë bagetat do të ishin zgjidhje e mirë.

Mirë është që në drekë të ketë një sallatë të freskët, një supë etj., që të marrim sa më shumë lëndë ushqyese. Sa më shumë ngjyra të ketë në tavolinë aq më shumë vlera ushqyese ka.
Në ditët e sotme kriteret për ta përzgjedhur ushqimin nuk janë në nivelin e duhur, por nuk bëhet fjalë vetëm për energji ushqimi më shumë sesa për vlera ushqyese.

Stresi është futur në ritmet e jetës sonë, njerëzit që kanë tendencën të mos konsumojnë ujë lodhen më shpesh, kanë dhimbje koke, kjo vjen nga mungesa e likideve të cilat transmetojnë sinjalet nervore, mungesa e lëndëve dhë ushqimeve e bëjnë të pamundur këtë proces prandaj edhe na dhemb koka, bëhemi pak më tepër agresivë etj. Kjo tregon që ka rënë niveli i sheqerit dhe ka vështirësi në përqëndrim.

Problemi i kequshqyerjes sjell edhe obezitetin, ka përqindje të lartë yndyre në organizëm dhe kjo sjell edhe probleme kardiovaskulare. Raporti i masës dhjamore do të jetë i lartë nëse nuk i japim trupit mirkoelementët e nevojshëm si vitaminat dhe mineralet. Ka disa sëmundje që shkaktohen nga kequshqyerja si psh: hipertension, diabet, sistemi nervor, alergjitë, artrit, tumoret etj… Ne duhet të parandalojmë dhe ky është misioni i ushqimit tonë, që të ndihemi sa më mirë.

E rëndësishme është që të shmangim kripën e tepërt duke përdorur erëzat si rigoni, piperi, nenexhiku, sherebeli, koperi etj. mjafton të fantazojmë pak dhe mund të gatuajmë shëndetshëm sigurisht të shmangim edhe yndyrën. Ne si mesdhetarë duhet të përdorim vaj ulliri sepse është më pak i dëmshëm se vajrat e tjerë dhe përmban shumë vlera ushqyese, po ashtu të shmangim ynyrën e tepërt. Nëse kemi një jetë sedentare duhet të kryejmë aktivitet fizik.

Këshilla:
1.
Të konsumojmë mëngjesin
2.
Sa më shumë vakte të shpeshta për tu ndier më energjikë
3.
Hidratim mjaftueshëm
4.
Të kemi një porcion me perime të paktën njëherë në ditë
5.
Aktivitet fizik
6.
Energjia jonë e mirë dhe pozitive mund të përballojë çdo lloj ngarkese të trupit prandaj të mos harrojmë të buzëqeshim dhe të jemi pozitivë.”

Pin It