Raundi i dytë, si funksionon portali online i klasifikimit

universitetet-508x330

Raundi i dytë i aplikimeve për universitetin do të realizohet online përmes portalit të klasifikimit. Ky portal do t’i ndihmojë maturantët të analizojnë mundësitë për të fituar në degët e preferuara, pasi i gjithë sistemi do të jetë transparent.

Kjo do të thotë që kandidatët për universitet do të mund të shohin se cilat kuota janë ende të lira dhe në cilën degë kanë më shumë mundësi të fitojnë. Procesi i lëvizjes së vijës së kuqe do të funksionojë në nivel kombëtar për të gjitha universitetet dhe do të mundësojë shfrytëzimin e çdo kuote të lirë në çdo program studimi.

Sistemi i lejon maturantët të krahasojnë pikët e tyre me ato të kandidatëve të tjerë dhe të ndryshojnë preferencat sipas lëvizshmërisë së vijës së kuqe.

Faza e dytë e aplikimeve nis të premten më 23 shtator dhe pritet që nga ky proces të regjistrohen në universitete edhe maturantët që nuk kanë mundur të fitojnë në fazën e parë.

Pin It