Në qytetin italian shtëpitë po shiten për 1 dollar

Në Ollolai të rajonit malor Barbagia të Sardenjës mund ta blesh një shtëpi për pak më shumë sesa një dollar.

Arsyeja pse po shiten me këtë çmim është sepse janë të braktisura.

Bukuria e zonës është e madhe, ama banesat e ndërtuara me gurë, që janë nxjerrë në shitje, e kanë një problem. Ato janë në gjendje jo të mirë e duhen meremetuar brenda 3 viteve.

Riparimi do të kushtonte ndoshta 25 mijë dollarë. Në gjysmën e shekullit të kaluar, popullsia e tij u tkurr nga 2.250 në 1.300 banorë dhe numri i foshnjeve që lindin çdo vit është tejet i vogël.

Disa mënyra tradicionale të jetës, megjithatë vazhdojnë të mbijetojnë. “Ne mburremi me origjinë prehistorike”, thotë Efisio Arbau, kryebashkiaku i Ollolai. “Synimi im është të shpëtojë traditat tona unike nga rënia në harresë.

Barinjtë vendas nuk kanë hequr dorë nga prodhimi i djathit të deles, “Casu Fiore Sardo”, për të cilin është e njohur e gjithë zona, ndërsa artizanët thurin ende shporta mjaft të bukura.

Pin It