NGA VETË JETA – PËRSHKRIMI

Një burrë, i habitur nga shëtitja për herë të parë e kësaj province të vogël, u drejtua për te një makinë që qëndronte në qoshe të rrugës dhe pyeti vogëlushin që ishte ulur vetëm në kolltukun prapa:

– Jam i huaj këtu! Po kërkoj furrën pranë parkut, më thanë se është shumë pranë.

Vogëlushi, pasi e hapi deri në fund xhamin e makinës, tha:

– Edhe unë kam ardhur për herë të parë këtu, por mendoj se duhet të shkoni djathtas.

Natyrisht që burri e pyeti fëmijën se si e kuptoi këtë, megjithëse edhe ai kishte ardhur për herë të parë këtu.

– A nuk e ndjen erën e blirit? – i tha vogëlushi duke buzëqeshur. – Edhe cicërimat e zogjve nga andej vijnë.

– Mirëpo, ku i dihet, këto mund të vij në edhe nga një pemë e vetme e jo nga parku?

– Nga një pemë nuk vjen kaq shumë erë! – u hodh e tha fëmija. – Madje vjen edhe era manjole. Pastaj po të merrni frymë thellë, do të ndjeni edhe erën e bukës të sapodalë  nga furra.

Burri, pasi i bëri ato që tha duke i mbyllur paksa sytë, nxori paratë nga xhepi dhe ia dha fëmijës. Në atë çast kuptoi se ai ishte i verbuar. Vogëlushi e ndjeu se burri e kishte kuptuar këtë ngaqë fjalët e burrit për një çast u ndërprenë.

Teksa po mundohej t’i fshihte sytë e përmalluar për dritë, tha:

– Kam pësuar një aksident para tre vitesh. Aq shumë më ka marrë malli të shoh! Ju shikoni mirë, apo jo?!

Kur u drejtua tek furra që gjendej aty ku i shpjegoi fëmija, burri tha duke buzëqeshur:

– Tashmë nuk jam i sigurt! Gjëja e vetme për të cilën jam i sigurt është se shikon më mirë se unë.

Pin It