Ëmbëlsojeni ditën tuaj me një tortë molle

 

dgfdgrg

Më poshtë do të mësoni se si përgatitet një tortë me mollë.

Përbërësit:

450 gr miell, 100 gr sheqer, sheqer pluhur për embëlsirat, 150 gr gjalpë i ftohtë i prerë në copëza

1 vezë

125 gr kos i bardhë

Përgatitja:

Merrni 3 mollë, pritini në feta dhe sipër hidhini lëng limoni. Lërini ashtu derisa të përgatisni brumin.

Përzieni të gjithë përbërësit që të formoni brumin. Pasi brumi të jetë gati, ndajeni atë përgjysëm. Merrni njerën pjesë dhe hapni një petë me trashësi 0,5cm. Petën vendoseni në tepsi, ku më parë keni shtruar letrën e furrës dhe mbi petë shtroni mollët dhe shpërndani mbi to 100 gr sheqer.

Hapni petën e dytë njësoj me diametrin e të parës. Mbyllini mirë anët dhe futeni në furrë 180° derisa të piqet.

Pasi të jetë gati sërvireni duke i hedhur sheqer pluhur sipër.

Pin It