Nis sot Asambleja Parlamentare e NATO-s në Tiranë

asambleja-nato-1

Tirana pret për herë të parë 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare  të NATO-s nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues për të zhvilluar Asamblenë Parlamentare të NATOS. Gjatë asamblesë ata do të diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisioniet e Asamblesë. Ajo do të zgjasë tre ditë duke filluar nga sot dhe do të përfundojë më datë 30 maj.

Ndërkohë ditën e premte filluan punimet e asamblesë duke filluar me takimet kryetarëve të delegacioneve.

Sipas axhendës zyrtare të këtij sesioni  në dy ditët e para 28 dhe 29 maj bisedimet do t’i dedikohen takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.

Secili komision do të adresohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO.

Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga President i Asamblesë Parlamentare Michael Turner, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe nga ambasadori Alexander Vershboë, dhe të tjerë personalitete të spikatura.

Ndërkohë ka filluar që dy ditë më parë që Tirana të jetë nën mbikqyrjen e qindra forcave policore të cilat kanë kontrolluar çdo hotel dhe çdo zonë për të garantuar sigurinë e delegatëve. Gjithashtu janë bllokuar edhe disa rrugë që të çojnë në pallatin e kongreseve ku do të zhvillohet asambleja.

Pin It