Printohet ndërtesa e parë 3D në Dubai

Këtë javë në Dubai është hapur zyra e parë e ndërtuar përmes printerit 3D. Hapësira një katëshe prej 250 metra katror është ndërtuar gjatë 17 ditëve duke përdorur një printer 3D prej mbi 6 metrave të lartë dhe një material special prej fibrave plastike, betonit dhe gipsit.

Pjesa tjetër është futur në ndërtim përmes stafit ndërtues të përbërë prej 18 personave.

E tërë puna ndërtuese ka kushtuar rreth 140,000 dollarëve, gjysmë më pak se strukturat e ngjashme të ndertuara me metodën e zakonshme apo tradicionale.

Ndërtesa 3D do të shërbej edhe si qendër kryesore e ‘Muzeut të së ardhmes’ dhe poashtu si zyra qendrore e fondacionit te se ardhmes në Dubai.

Pin It